Trajneri i PSG-së, Unai Emery thotë se nuk duhet të jenë të zhgënjyer, sepse janë eliminuar nga Real Madrid
Unai Emeru thotë se goli i parë i Real Madridit zvogëloi gjasat e tyre për kalim në çerekfinale, ani pse luajtën dy ndeshje të mira.
Ai po ashtu ka thënë se nuk është zhgënjyese që të eliminohesh nga Real Madrid.
“Goli i tyre zvogëloi mundësitë tona. Është zhgënjim që jemi eliminuar në raundin e dytë, por nuk është zhgënjim sepse jemi eliminuar nga Real Madrid”, tha Emery pas ndeshjes.
Ai e pranon se me Neymar ishin më të rrezikshëm, por thotë se edhe lojtarët tjerë ishin të përgatitur për këtë takim. /Express/