back to top
Friday, December 19, 2025
BallinaLajmeDelawie: Kurrë nuk kemi qenë më afër Demarkacionit

Delawie: Kurrë nuk kemi qenë më afër Demarkacionit

Të ngjajshme

“Doku” merr përkrahje në fshatin e Ramush Haradinajt

Arbër Tolaj, kandidat i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës...

Tifozët çuditen me formën e Fiorentinas, dyshojnë që mbrëmë nuk donin të shënonin!

Skuadra e Fiorentinas mbrëmë pësoi humbjen e radhës, pasi...

FSK realizon me sukses trajnimin “Simboli i Ujkut”

Trajnimi elitë “Simboli i Ujkut” është përfunduar me sukses...

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie është shprehur optimist për ratifikimin e Marrëveshjes për Shënjimin e Kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, gjatë kësaj jave.

Në një intervistë për portalin “KosSev“, Delawie deklaroi se mendon që votimi i demarkacionit nuk ka qenë asnjëherë më afër sesa ditëve të sotme.

“E pranoj se jam fajtor për faktin se jam optimist. Askush nuk duhet të hyjë në punën e diplomacisë nëse nuk është optimist. Mendoj se është fakt që ne kurrë nuk kemi qenë më afër sesa që jemi sot për të votuar pozitivisht në Kuvend, pasi 80 ose më shumë vota duhen në favor të kësaj Marrëveshjeje për Demarkacionin”, u shpreh Delawie, në intervistën e dhënë për KosSev.

“Do të jem optimist dhe do të them se në të vërtetë [demarkacioni, v.j] mund të votohet pozitivisht këtë javë dhe kjo do të ishte e mrekullueshme”, ka thënë Delawie.

Delawie ka thënë se “është në interes të të gjithë qytetarëve të Kosovës që kjo marrëveshje të ratifikohet sa më shpejt”. /Insajderi.com

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz