BallinaLajmePrekazi dhe rënia heroike e komandantit Adem Jashari, moment i kthesës, dhembjes...

Prekazi dhe rënia heroike e komandantit Adem Jashari, moment i kthesës, dhembjes dhe krenarisë

Të ngjajshme

Berlin–Prishtinë më lehtë se kurrë me PrishtinaTicket!

Po planifikoni kthimin në Kosovë apo një vizitë familjare...

Rutte: Mosmarrëveshjet për Ngushticën e Hormuzit mund të zgjidhen

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, shprehu optimizëm...

Avancimi i proceseve parlamentare diskutohet mes Haxhiut dhe drejtoreshës së NDI-së

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, priti sot në takim...

Mbledhja e sotme e Qeverisë, këto vendime u miratuan

Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar sot mbledhje...

Prekazi dhe rënia heroike e Komandantit Legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari dhe Familjes Jashari, janë moment i kthesës, dhembjes dhe krenarisë. Kështu ka deklaruar kryeministri Ramush Haradinaj, i shoqëruar edhe nga ministra të kabinetit qeveritar, gjatë homazheve te varri i Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe Familjes Jashari në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, në kuadër të manifestimeve gjithëpopullore “Epopeja e UÇK-së”, organizime këto që po bëhen nën patronatin e Kryeministrit Ramush Haradinaj.

Pas homazheve, kryeministri Haradinaj, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj, ministrat Pal Lekaj dhe Albena Reshitaj, kanë vizituar Kullën e Jasharëve, ku janë pritur nga Rifat Jashari, vëllai i komandantit Adem Jashari.

“Falënderoj kryeministrin Ramush Haradinaj që ka ardhur sot të ndajë dhimbjen dhe krenarinë bashkë me ne. Shfrytëzoj rastin t’ju uroj gjithë shqiptarëve festat e marsit”, tha Rifat Jashari, duke uruar që shqiptarët të qëndrojnë të bashkuar dhe të jenë vigjilentë që ta qojnë Kosovën përpara.

Manifestimet gjithëpopullore “Epopeja e UÇK-së”, për shënimin e 20 vjetorit të rënies heroike të Komandantit Legjendar të UÇK-së, Adem Jashari, Familjes Jashari dhe të gjithë të rënëve për liri, kanë filluar më 5 mars dhe do të vazhdojnë edhe nesër me natën e zjarreve në Prekaz. /Drenica Press/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz