BallinaSportKarateisti kosovar e rrahu serbin në gjysmëfinale dhe e fitoi medaljen e...

Karateisti kosovar e rrahu serbin në gjysmëfinale dhe e fitoi medaljen e artë

Të ngjajshme

Herolind Nishevci e ka fituar medaljen e artë në “Karate1 SERIES A – Salzburg 2018!”, që u mbajt gjatë kësaj fundjave në Salzburg të Austrisë, shkruan zeri.info.

Karateisti kosovar ka qenë i pakonkurrencë të dielën pasdite, në kategorinë +84 kilogramë, duke i mposhtur të gjithë kundërshtarët, një nga një.

Nishevci i mposhti pesë kundërshtarë, ndërsa në gjysmëfinale e shënoi një fitore tjetër të ëmbël, duke e mundur serbin Slobodan Bitevic.

Dhe, ai nuk dështoi as në finale, ku fitoi ndaj holandezit Tron Darnell për ta fituar medaljen e artë.

Duhet cekur se Nishevci kohë më parë e kishte fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror të karatesë.

Trajnerja e tij, Shqipe Zogiani është krenare me karateistin kosovar. “Krenare me garuesit e IPPON-it”, ka shkruar ajo.

Nishevci synon të arrijë suksese të vazhdueshme deri në vitin 2020, në të cilin e ka objektiv pjesëmarrjen në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”.

Ai është njëri prej sportistëve më të suksesshëm në sportin e pasluftës në Kosovë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz