Brian Ortega (14-0 në MMA) mbrëmë në UFC 22 ka arritur fitoren më të madhe të karrierës së tij dhe ka bërë diçka më herët nuk i kishte shkuar për dore askujt në UFC.
Në një prej dy dueleve kryesore të mbrëmjes, Ortega e mposhti me nokaut Frankie Edgarin (21-6-1 në MMA), duke ia shkaktuar humbjen e parë këtij veterani në UFC.
Në duelin e 27 vjeçarit Ortega dhe 36 vjeçarit Edgar, Ortega ka bërë luftën më të mirë në karrierën e tij dhe ka shfrytëzuar për mrekulli përparësitë që ia jep fizikusi i tij, gjegjësisht shtatlartësinë dhe gjatësinë e duarve më të madhe sesa Edgar për ta mbajtur nën kontroll lëvizjen e kundërshtarit dhe pas 2-3 goditjeve shumë të rënda në fytyrën e Edgarit me bërryl dhe grushte, Edgar përfundoi në dysheme.