BallinaLajmeBie blloku B2- pjesa më e madhe e vendit mbetet pa rrymë

Bie blloku B2- pjesa më e madhe e vendit mbetet pa rrymë

Të ngjajshme

Ibrahimi: Ministri Krasniqi s’ka të drejtë të përzihet në punët e Asociacionit të Komunave

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi,...

Personi i afërm me Vjosa Osmanin: VV-ja synon devijojë marrëdhëniet me SHBA-në

Kandidati i LDK-së për deputet, Bardhyl Hasanpapaj ka thënë...

Lama: Në arenën ndërkombëtare, Kosova po shihet si shtet jofunksional

Ish-ambasadorja e Kosovës në Itali, Alma Lama, ka deklaruar...

KESCO është njoftuar nga KEK-u se në në orët e hershme të mengjesit ka rënë nga sistemi në  mënyrë  të  paplanifikuar njësia B2 e Termocentralit Kosova B.

Rënia e këtij blloku ka krijuar mungesë të menjëhershme të mbi 250 megavatë/orë energji elektrike, gjë që e ka vështirësuar tej mase furnizimin me energji elektrike.

Në këtë situatë, KOSTT e ka urdhëruar KESCO që të fillojë me ndërprerje të energjisë elektrike. Si pasojë, një pjesë  e madhe e vendit do të mbetet pa rrymë . Pasi që bëhet fjalë për reduktim të paplanifikuar të rreth 30 për qind të prodhimit, për informata shtesë në situatën e krijuar, ne ju kishim lutur ti drejtoheni KOSTT-it dhe KEK-ut.

KESCO, ashtu sic edhe parashihet me rregullat dhe obligimet është duke bërë maksimumin që të sigurojë energjinë elektrike të mjaftueshme për ditën e nesërme, nga importi.

Por, kjo nuk është aspak e lehtë, duke pasë parasysh acarin e ditëve të fundit, që ka rritur jashtëzakonisht shumë kërkesën për energji elektrike në rajon.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz