BallinaLajmeMiliaderi Lazim Destani takohet me kryetarin Bahtiri, zotohet për investime në Mitrovicë

Miliaderi Lazim Destani takohet me kryetarin Bahtiri, zotohet për investime në Mitrovicë

Të ngjajshme

Tedi Blushi, i ka kthyer përgjigje me një shkresë zyrtare kreut të Kuvendit Niko Peleshi

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi,...

Bastet favorizojnë Sllovakinë para ndeshjes me Kosovën

Ka ardhur momenti vendimtar për Përfaqësuen e Kosovës në...

Ndalohen në Morinë tre persona nga Kosova, dy prej tyre po kërkoheshin nga INTERPOL-i

Policia Kufitare në Morinë, gjatë kontrolleve në hyrje/dalje, me...

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka vizituar miliarderin shqiptar nga Maqedonia, Lazim Destani, me të cilin ka biseduam për investime në Mitrovicë.

I pari i Mitrovicës ka zgjedhur që mos të pres që investitorët të vijnë në zyrën e tij, por ka marrë mundin që ta vizitoj drejtuesin e kompanisë “Ecolog”, i cili thotë se ka premtuar investime në Mitrovicë.

Në këtë vizitë Bahtiri është shoqëruar edhe nga dy djemtë e tij që janë drejtues të kompanive të njohura, Valon dhe Kastrioti, si dhe nga ish karateisti Enver Idrizi.

Ja postimi i plotë i Agim Bahtirit në Facebook:

Kisha kënaqësinë të takohem me mikun tim Lazim Destani dhe njëkohësisht të vizitoj kompaninë ‘Ecolog’, e cila ka mbi 30 mijë punëtorë në vendet e ndryshme të botës.

Me Z. Destani biseduam për investimet që mund t’i bëjë kompania ‘Ecolog’ në Mitrovicë, ku ai shprehu gatishmërinë e plotë që të investoj dhe unë i garantova se si kryetar komune do të jem përkrahës i fuqishëm i tij.

U dakorduam që në takimin e ardhshëm të flasim për fusha konkrete ku do të realizohen investimet dhe se si do të bëhen e përkrahen teknikisht ato.

Z. Destani nuk njeh kufij, por i mbështet shqiptarët ku do që janë, duke iu prirë nismave ekonomike dhe humanitare.

Përveç çështjeve ekonomike, biseduam edhe për proceset politike ku Z. Destani i propozova që të merr iniciativën për bashkimin e gjithë krerëve politik shqiptar në Maqedoni dhe ai të jetë prijës i tyre.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz