back to top
Monday, December 22, 2025
BallinaLajmeKur Pal Lekaj thoshte se edhe lopa e din ku është Kufiri...

Kur Pal Lekaj thoshte se edhe lopa e din ku është Kufiri me Malin e Zi

Të ngjajshme

Ka fjetur me 200 burra, aktorja thotë se ja pa “hajrin” profesionit

Aktorja Jennifer Coolidge, e njohur më së miri për...

Mitrovicasit i vjedhin mjete piroteknike nga lokali, dëmi rreth 1500 euro

Një person në Mitrovicë të Veriut ka raportuar se...

Ramush Haradinaj dhe Aleanca krah rinisë

Ramush Haradinaj nga radhët e AAK-së me numër garues...
- Advertisement -

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj i cili vjen nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, (AAK), para tre vjetëve kishte dhënë një deklaratë qesharake për kufirin në mes Kosovës dhe Malit të Zi.

Në kohën kur Ministri Lekaj ishte kryetar i Grupit Parlamentar të AAK-së, së bashku me deputetët tjerë të partisë së tij ishin kundër Demarkacionit me Malin e Zi, shkruan Insajderi.

Lidhur më këtë çështje Lekaj kishte dhënë një deklaratë mjaftë qesharake. Ai ishte shprehur se edhe lopët e dinë se ku është kufiri mes Kosovës dhe Malit të Zi.

“Edhe le të vjen edhe Murat Meha edhe lopët ja kallxojnë ku është kufini, s’ka nevojë me kanë shumë filozof, as shumë profesionist sepse lopët e mija tha nuk e kalojën kufirin natan”, kishte thënë Lekaj në një mbledhje të komisionit punues për kufirin me Malin e Zi.

Lekaj po ashtu kishte deklaruar se komisioni për shënjimin e kufirit të Mali të Zi me Kosovën, i kryesuar nga Murat Meha, ishte një faqe e zezë për Kosovën.

“Komisioni i “Muratave”, kjo faqe e zezë për Kosovën!”, kishte shkruar Lekaj në llogarinë e tij në Facebook.

Mirëpo pas tre vjetëve si duket Lekaj ka ndryshuar mendim. Ai së bashku me shefin e tij partiak, njëherit edhe kryeministrin e Kosovës, janë duke kërkuar vota që çështja e Demarkacionit të votohet nga deputetët e Kuvendit të Kosovës. /Insajderi.com

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz