BallinaSportBoksieri Erzen Rrustemi mbron titullin e botës më 3 mars

Boksieri Erzen Rrustemi mbron titullin e botës më 3 mars

Të ngjajshme

Kompletohen çiftet çerekfinaliste në Ligën e Kampionëve

Tashmë dihen tetë ekipet e kualifikuara në çerekfinale të...

Robot shkakton kaos në një restorant në Kaliforni

Një robot humanoid ka humbur kontrollin në restorantin Haidilao...

Dëmtohet një gyp, në këtë lagje të Prishtinës ndalet uji

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se për...

Artefakti romak në Amerikë sfidon historinë e “Botës së Re”

Zbulimi i një artefakti romak në Amerikë ka ndezur...

Ersen Rrustemi më 3 mars do të luftojë kundër Juan Pedro Gugli Elmetti për titullin e botës në WBF

Boksieri i njohur shqiptar, Erzen Rrustemi, më 3 mars në Karslruhe Rheinstetten të Gjermanisë, do të ngjitet në ring për ta mbrojtur titullin e kampionit të botës (WBF) në peshat e rënda të boksit profesionist

“Kundërshtari im i radhës do të jetë Juan Pedro Gugli Elmetti nga Argjentina, të cilin nuk e njoh gjithaq, por që e ka përzgjedhur organizatori i kësaj ngjarje “Sat1” dhe “Ranfighting.de” me të cilin jemi pajtuar për një bashkëpunim më afatgjatë. Pikërisht për këtë edhe e kam anuluar një meç në Kapshtat të Afrikës, i paraparë për datën 31 mars, shkaku i kushteve më të favorshme, si dhe dëshirës sime që sa më parë të dal në ring”, ka njoftuar boksieri shqiptar, i cili jeton dhe vepron në Zvicër, shkruan Albinfo.ch.

Ai ka thënë se është shumë i përgatitur për këtë meç ku është i bindur se do të triumfojë, derisa fitorja do t’ia mundësojë edhe titullin Global Boxing Union World Heavyweight Title (G.B.U).

Ai ka ftuar bashkatdhetarët për përkrahje për këtë meç, ashtu siç e kanë përkrahur deri më tani. /Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz