Kuvendi i Kosovës tashmë ka nisur seancën e jashtëzakonshme me pikën e vetme në rendit e ditës, ratifikimin e Marrëveshjes për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi. Në fjalën e saj, deputetja nga rradhët e PDK’së, Ganimete Musliu ka kërkuar një minutë heshtje për nder të përvjetorit të masakrës së Likoshanit dhe Çirezit.
Kuvendit seancën e ka nisur më një minutë heshtje pas kërkesës së Musliut.
Kujtojmë se më 28 shkurt të 1998-ës në fshatrat Likoshan dhe Çirez u zhvillua luftë e ashpër, e ku mbetën të vrarë dhjetëra serbë, por edhe në anën tjetër u shuan 22 ushtarë të UÇK’së.
Ndërkohë ka nisur edhe shqyrtimi i pikës së vetme për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.
Veseli kërkoi shmangie nga afatet procedurale të parapara me rregulloren e Kuvendit, të cilin e votuan 62 deputetë.


