BallinaLajmeApeli konfirmon kthimin në rigjykim për terrorizëm të aktivistëve të VV’së

Apeli konfirmon kthimin në rigjykim për terrorizëm të aktivistëve të VV’së

Të ngjajshme

Kompletohen çiftet çerekfinaliste në Ligën e Kampionëve

Tashmë dihen tetë ekipet e kualifikuara në çerekfinale të...

Robot shkakton kaos në një restorant në Kaliforni

Një robot humanoid ka humbur kontrollin në restorantin Haidilao...

Dëmtohet një gyp, në këtë lagje të Prishtinës ndalet uji

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se për...

Artefakti romak në Amerikë sfidon historinë e “Botës së Re”

Zbulimi i një artefakti romak në Amerikë ka ndezur...

Gjykata e Apelit ka njoftuar se katër aktivistët e VV’së të dënuar për terrorizëm do të rigjykohen, raporton Gazeta Express.

Njoftimin, për kthimin në rigjykim të rastit të sulmit të 4 gushtit 2016, ndaj objektit të Kuvendit të Kosovës, Apeli e ka dhënë një ditë pasi liroi nga paraburgimi tre të akuzuarit Frashër Krasniqi, Atdhe Arifi dhe Adea Batusha.

“Për shkak të interesit  të madh të mjeteve të informimit  dhe për të mos u krijuar konfuzione të pa nevojshme, Gjykata e Apelit  njofton, se ky rast është kthyer në rivendosje”, thuhet në një njoftim të Apelit për media.

Tutje bëhet e ditur se kjo gjykatë është duke e përpiluar vendimin më shkrim, në të cilin i cili do të jepen edhe arsyet, sharkun Gazeta Express.

Frashër Krasniqi, Atdhe Arifi, Egzon Haliti dhe Adea Batusha, në nëntor të vitit të shkuar ishin dënuar më 21 vite e gjysmë burgim gjithsej për sulmin me zollë të 4 gushtit 2016, ndaj Kuvendit të Kosovës. Ndaj Krasniqit, Gjykata Themelore e Prishtinës kishte shqiptuar 8 vite burgim, Atdhe Arifit 6 vite, Egzon Halitit 5 vite e gjysmë, ndërsa Adea Batusha u dënua me 2 vjet burgim. /GazetaExpress/.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz