back to top
Sunday, December 21, 2025
BallinaLajmeThaçi për mediat japoneze: Kosova do të jetë anëtare e OKB-së

Thaçi për mediat japoneze: Kosova do të jetë anëtare e OKB-së

Të ngjajshme

Aksident në Itali, vdes shqiptari që po drejtonte kamionin

Një 48-vjeçar shqiptar, prej vitesh emigrant në Itali, ka...

Hamza në Prizren: Me Qeverinë time, ky vit i ri është një fillim i ri për Kosovën

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza sot ka...

Barcelona pa problem ndaj Villarrealit, vazhdon ecurinë pozitive

Skuadra e Barcelonës ka shënuar fitore 2:0 ndak Villarrealit...

Plagosen dy persona në Kukës, shpallen në kërkim vëllezërit

Dy persona janë plagosur sot në Kukës. Lidhur me rastin...
- Advertisement -

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një intervistë për televizion publik të Japonisë, “NHK”, dhe gazetën më të madhe, “Mainichi”, ka folur për dhjetëvjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Në këto dy intervista, presidenti Thaçi ka folur për shtetndërtimin, zhvillimin ekonomik, aspiratën për t’u bërë vend anëtar i NATO-së dhe BE-së.

Presidenti Thaçi, për dy mediumet më të rëndësishme në Japoni, ka folur edhe për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Presidenti Thaçi, për të përditshmen japoneze “Mainichi” ka theksuar se në këto dhjetë vjet, Kosova ka arritur të sigurojë shumë njohje dhe anëtarësim në shumë organizata ndërkombëtare.

“Në këto dhjetë vjet kanë ndodhur ndryshime historike”, ka shtuar ai. Thaçi, për mediat japoneze, ka thënë se Kosova në dekadën e pavarësisë ka arritur që të ketë katër për qind të rritjes ekonomike.

Sipas tij, është arritur që të përmirësohet rritja e të punësuarve, si dhe rritja e mirëqenies sociale.

Presidenti Thaçi ka thënë se Kosova aspiron që sa më shpejt të bëhet anëtare e BE-së dhe NATO-s.

Duke folur për procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Thaçi për televizion publik të Japonisë, “NHK”, ka thënë se beson që gjatë këtij viti do të arrihet një marrëveshje historike ndërmjet dy shteteve.

“Por, do të ndërtojmë, do të arrijmë marrëveshjen historike, si dy vende sovrane, për paqe, stabilitet, normalitet dhe pajtim e bashkëpunim”, ka shtuar Thaçi për “NHK”.

Ndërsa, për gazetën e përditshme, “Mainichi”, ka thënë se normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë do t’i mundësojë Kosovës anëtarësim në Kombet e Bashkuara. /Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz