Një gjarpër që u shfaq në sipërfaqen me dëborë afër një shtëpie në fshatin Petnjik të Malit të Zi, habiti banorët lokalë.
Ata madje duke mos u besuar syve, u siguruan që ta fotografojnë atë.
Qytetarët e këtij fshati sipas mediave malazeze thonë se nuk kanë vënë re deri më tani një gjë të tillë.
Disa, më të prirur ndaj besimeve kombëtare, besojnë se shfaqja e një gjarpri në mes të dimrit paraqet një parashikim të caktuar.
Nëse arsyeja është dimër i butë ose se acari tashmë po vjen, askush nuk mund ta thotë me siguri.
![]()