back to top
Thursday, December 4, 2025
BallinaLajmePërçahen Pacolli e Haradinaj, ja akuzat e kreut të AKR-së

Përçahen Pacolli e Haradinaj, ja akuzat e kreut të AKR-së

Të ngjajshme

Kina rrit praninë detare në Azi me mbi 100 anije

Kina po vendos një numër të paprecedentë anijesh luftarake...

Mustafa komenton vendimin për Listën Serbe: Hile politike mbi kurrizin e shtetit

Ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, Rrustem...

Rrustem Mustafa: Institucionet nuk janë lodra politike dhe paraja publike nuk është karrem për vota

Ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, Rrustem...

Emilija Rexhepi nuk komenton vendimin e KQZ-së për Listën Serbe

Ish-nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Emilija Rexhepi, ka refuzuar...

Ministrja Gërvalla udhëton për në Vjenë

Me ftesë të Ministres Federale për Punë Evropiane dhe...

Në koalicionin qeverisës si duket ka përçarje. Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, njëherit edhe ministër i Jashtëm, Behgjet Pacolli, përmes një postimi në facebook ka drejtuar akuza ndaj kryeministrit Ramush Haradinaj.

“Ndërtimi i kësaj rruge ka qenë pjesë e një dakordimi edhe me kryeministrin kur është formuar qeveria e Kosovës. Për shkak të angazhimeve të mija jasht vendit, fatkeqêsisht është devijuar traseja krejtësisht në drejtim tjetër dhe Gollaku ka mbetur i privuar nga e drejta për të pasur qasje në infrastrukturë moderne rrugore. Shpresoj shumë që kryeministri do të ndërmarrë masa urgjente për evitimin e këtij dëmi që po i bëhet Gollakut por edhe buxhetit të Kosovës, duke pasur parasysh se rindërtimi i rrugës, në trasenë e lartpermendur do të kushtonte shumë më lirë se sa andaj kah është planifikuar”, ka shktuar Pacolli përcjellë “Bota sot”.

“Ndërrimi i trasesë së autostradës privon qasjen e një pjese të madhe të Gollakut nga qasja në këtë rrugë. Në kohën e qeverisjes 2011-2014, është paraparë zgjerimi i rrugës ekzistuese në katër korsi, nga Veterniku drejt pallatit të drejtësisë, në pjesën e majtë të Liqenit, Suteskë, Slivovë, Llabjan, Bresalc, Gjilan. Qytetarët e asaj pjese duhet ta kenë këtë rrugë, që përveq se do tu shërbejë njerëzve që jetojnë atje, do jetë edhe nxitje e madhe e kthimit të popullatës, që tani janë duke u braktisur atë zonë”, ka përfunduar Pacolli në postimin e tij.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz