back to top
Thursday, December 18, 2025
BallinaLajmeVedati i ‘Stupcave’ i kundërpërgjigjet Lorik Canës (FOTO)

Vedati i ‘Stupcave’ i kundërpërgjigjet Lorik Canës (FOTO)

Të ngjajshme

Gjenden mbetje mortore në Rahovec, Komisioni për të Pagjetur jep detaje

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, ka nisur kërkime...

Më 22 dhjetor mbahet seanca e Supremes për rastin ndaj Dardan Krivaqës

Në Gjykatën Supreme pritet që më 22 dhjetor 2025...

Ky televizion kosovar e transmeton ndeshjen Rayo Vallecano – Drita

FC Drita sonte ndeshjen e gjashtë dhe të fundit...

KQZ akrediton vëzhgues për zgjedhjet 28 dhjetor

Në vazhdim të mbledhjes, KQZ mori vendim për akreditimin...

Derbi i madh i futbollit kosovar i cili do të zhvillohet të shtunën në Gjakovë ndërmjet dy rivalëve të vjetër, Vëllaznimit dhe Prishtinës, ka nis të “nxehet” para kohe, raporton “Zëri”.

Këtë super-përballje po e presin me padurim edhe figura shumë të famshme. Sot janë publikuar disa fotografi të yllit Lorik Cana me fanellën e Vëllaznimit, i cili pritet të jetë prezent në takimin e së shtunës.

Por, i menjëhershëm ka qenë reagimi i artistit të famshëm, Vedat Bajrami. Anëtari i “Stupcave” e ka veshur fanellën e Prishtinës.

Image

Në fakt, Bajrami shkuar me fanellën e FC Prishtinës në radion më të re në Kosovë, “Radio Prishtina”, e cila është në ditët e para të jetës. Me të hyrë aty, Bajrami është prezantuar si portieri i FC Prishtinës. Natyrisht, një humor ky i humoristit të njohur, i cili ka mbetur i habitur me bukurinë e “Radio Prishtinës”.

Ai i ka uruar punë të mbarë kësaj radioje, të cilës i ka ofruar mbështetje dhe bashkëpunim të ngushtë.

Në fakt, Bajrami ka shpreh respekt të madh për Vëllaznimin dhe Gjakovën, por sa i përket derbit të së shtunës parashikoi fitore të FC Prishtinës. Kjo për shkak se bardhekaltrit i favorizon edhe vet renditja tabelore. Është e para në Superligë me 35 pikë, dhjetë më shumë sesa Vëllaznimi që është i nënti. Bajrami tha se me rëndësi është fillimi i këndelljes së Vëllaznimit për t’ia kthyer hijeshinë futbollit kosovar përmes rivalitetit tradicional me Prishtinën. /Zëri/Image

Image

Image
- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz