BallinaLajmeThaçi përjashton kategorikisht mundësinë e shkëmbimit të territoreve

Thaçi përjashton kategorikisht mundësinë e shkëmbimit të territoreve

Të ngjajshme

FITORE! – Kosova në finale të “play-off”,  nuk e bën hesap Sllovakinë, e “shkollon” midis Bratisllave!

Kosova ka shënuar fitore historike kundër Sllovakisë në Bratisllavë. “Dardanët”...

Shqipëria nuk ia del, mposhtet nga Polonia

Shqipëria nuk ka arritur të kaloj në finale të...

Osmani: Historike! Dardanë, faleminderit!

Kosova ka vazhduar ëndrrën për Kualifikim në Kupën e...

Mediat serbe hapin të pame, pasi që Kosova plandosi Sllovakinë

Kombëtarja e Kosovës po vazhdon të shkruajë historinë në...

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në një intervistë të dhënë për Ora News me gazetarin Xhoi Malësia ka deklaruar se në 10 vjeçarin e fundit që kemi lënë pas, vendi ka shënuar progres dhe dështime por mbi të gjitha ka vendosmërinë e duhur për ti integruar në organizmat euroatlantikë.

Presidenti i Kosovës ka përjashtuar kategorikisht mundësinë e shkëmbimit të territoreve me Serbinë, ndërsa shprehet se procesi i dialogutr do të vazhdojë pavarësisht vrasjes së Oliver Ivanoviç.

Thaçi: Institucionet përkatëse janë duke punuar maksimalisht për zbardhjen e këtij rasti. Nuk ka ndonjë indikacion për ndonjë motiv politik apo etnik. Viti 2018 unë besoj se do të jetë viti i marrëveshjes historike mes Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e plotë të marrëdhënieve dhe pajtim që do të nënkuptonte anëtarësimin e Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara dhe pse jo edhe njohjet reciproke. E shoh si domosdoshmëri të kohës, nuk ka kohë për të humbur as Kosova dhe as Serbia. Përfundimisht nuk do të ketë autonomi për serbët, nuk do të ketë ndarje të Kosovës, nuk do të ketë shkëmbim të territorit të Kosovës. Kosova është një, është unike, me integritet territorial të njohur dhe të pranuar ndërkombëtarisht.

Projekti i Ushtrisë së Kosovës sipas Thaçit do të finalizohet edhe me mbështetjen e ndërkombëtarëve ndërsa kreu i shtetit garantoi edhe njëherë vazhdimësinë e punës së Gjykatës Speciale në Kosovë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz