BallinaLajmeShtyhet seanca për demarkacionin

Shtyhet seanca për demarkacionin

Të ngjajshme

Vrasjet e zyrtarëve të lartë iranianë, reagon Mojtaba Khamenei

Udhëheqësi i ri suprem i Iranit, Ajatollah Mojtaba Khamenei,...

Arrestohet një burrë në Prishtinë, kërcënoi ish-bashkëshorten dhe djalin

Një burrë është arrestuar në Prishtinë, nën dyshimin se...

Asteroidi Ryugu ofron të pesë nukleobazat e jetës

Studiuesit kanë zbuluar në mostrat e asteroidit Ryugu të...

Nuk u ftua Trent te Anglia, Tuchel jep arsyen

Anglia ka publikuar listën për ndeshjet miqësore të muajit...

Ndonëse Kryeparlamentari, Kadri Veseli ka vendosur që seanca e jashtëzakonshme e legjislativit  të mbahet nesër (e dielë), e njëjta mundet të shtyhet për një ditë tjetër.

Kështu, Kryeministri i Republikës, Ramush Haradinaj ka treguar se gjatë javës do t’i kenë numrat për ratifikim të demarkacionit.

Sipas Haradinajt, e drejta e Kosovës është respektuar në territorin e saj.

“Mund të ndodhë që seanca të mos mbahet nesër. Gjatë javës do të kemi numrat. Besoj se i kemi numrat për shkak se e drejta e Kosovës në territor është respektuar”, është shprehur Haradinaj.

Ai ka thënë se për ta votuar demarkacionin duhen 80 vota, e  koalicioni i ka 61 vota megjithatë ende nuk e ka marrë konfirmimin nëse Lista Serbe do ta votojë demarkacionin.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se gjasat për mbajtjen e seancës për ratifikimin e demarkacionit pritet të mbahet ditën e martë.

Ndryshe, në mbledhje Qeveria e Kosovës aprovoi aneks-marrëveshjen e nënshkruar në mes të dy presidentëve atij të Kosovës dhe Malit të Zi për rishikim të vijës kufitare dhe korrigjim.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz