back to top
Thursday, December 18, 2025
BallinaLajmeQeveria reagon pas deklaratave të zëvendëskancelarit austriak

Qeveria reagon pas deklaratave të zëvendëskancelarit austriak

Të ngjajshme

“21 janari”, Meta përfundon dëshminë në SPAK

Ish-presidenti Ilir Meta ka përfunduar dëshminë e tij në...

“88% e votuesve të regjistruar nga disaspora për votim me postë kanë pranuar fletëvotimet”

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) pothuajse ka përfunduar dërgimin...

SRKEK paralajmëron protestë në Kosova B: Pa punëtorë nuk ka energji

Sindikata e Re e Punëtorëve të Korporatës Energjetike të...

Nuk iu përfillën kërkesat për rroga, punëtorët e KEK-ut paralajmërojnë protestë

Sindikata e Re e Punëtorëve të Korporatës Energjetike të...

Zëvendëskancelari austriak, Heinz-Christian Strache raportohet të ketë deklaruar se njohja e Kosovës është çështje e brendshme e Serbisë dhe nuk duhet presion ndaj shtetit serb duke shtuar se veriu i Kosovës duhet ta gëzojë të drejtën e vetëvendosjes.

Në kuadër të kësaj deklarate,  i menjëhershëm ka qenë reagimi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Austrisë ku është theksuar se distancohen nga deklaratat e zv/kancelarit austriak.

 

Lidhur me këto zhvillime, Indeksonline ka kontaktuar Qeverinë e Kosovës të cilët kanë theksuar se deklarata të tilla të papërgjegjshme të një zyrtari të frustruar austriak nuk e zbehin miqësinë shekullore ndërmjet shqiptarëve dhe austriakëve.

“Austria është meritore për kombformimin shqiptar, poashtu edhe ndër mbështetësit e parë të pavarësisë së Kosovës”, ka thënë Halil Matoshi nga Zyra për Informim e Qeverisë së Kosovës.

Madje sipas tij, Kosova është unike në territorin e saj kushtetues dhe nuk cenohet nga deklarata të tilla, të cilat duhet të jenë brengë për estabilishmentin e shtetit austriak dhe jo për kosovarët.

Ndryshe ndër të tjerash zv/kancelari austriak, Heinz Christian Strache ka thënë se shteti i tij duet të jetë neutral në raportin Kosovë-Serbi.

“Besoj që njohja e Kosovës është vendim që i takon Serbisë. Austria do të duhej të kishte një ndërmjetësues si shtet neutral”, tha Strache për të përditshmen serbe “Politika”. Ai shpreson që do të arrihet një kompromis në mes të Beogradit dhe Prishtinës në dialogun e Brukselit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz