BallinaJetëSubstanca e shtuar në vajin e patateve të skuqura stimulon rritjen e...

Substanca e shtuar në vajin e patateve të skuqura stimulon rritjen e flokëve

Të ngjajshme

Lëndohet Dembele, largohet shpejt në dhomat e zhveshjes

Skuadra e PSG-së është duke luajtur ndeshjen ndaj rivalit,...

Alban Lumi në “Favorit” e jep lajmin ekskluziv për Ligën e Parë

Analisti i emisioni sportiv “Favorit”, që transmetohet në T7,...

Në Gjakovë do të prodhohen municione 5.56mm dhe 7.62mm, Maqedonci: Hap historik për sigurinë

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar...

Arrestohet një 23 vjeçar në Skenderaj, iu gjet në makinë marihuanë

Policia e Kosovës në Skenderaj, sot rreth orës 18:30...

Sipas studimit të publikuar në revistën “Biomaterials”, studiuesit kanë zbuluar që substanca kimike “dimetilpolisiloksan” e cila i shtohet vajit gjatë përgatitjes së patateve të skuqura, ndihmon prodhimin e folikujve të flokëve.

Shkencëtarët kanë zbuluar që një substancë të cilën zinxhirët global të ushqimit të shpejtë ia shtojnë vajit gjatë përgatitjes së patateve të skuqura, stimulon rritjen e flokëve.

Sipas studimit të publikuar në revistën “Biomaterials”, studiuesit në Universitetin Kombëtar Yokohama të Japonisë, kanë zbuluar që substanca kimike “dimetilpolisiloksan” e cila i shtohet vajit gjatë përgatitjes së patateve të skuqura, ndihmon prodhimin e folikujve të flokëve.

Studiuesit, duke përdorur këtë substancë kimike, me një herë të vetme arritën të rrisin mijëra folikuj të flokëve e pastaj këto i vendosën në shpinat e minjve pa qime. Pas eksperimentit, në shpinat e minjve është vërejtur rritje e numrit të qimeve.

Prof. Junji Fukuda, udhëheqësi i ekipit studiues, në deklaratën e tij tha se me këtë metodë të thjeshtë me një herë të vetme janë prodhuar shumë folikuj të flokëve dhe shtoi se kjo metodë mund të përdoret sidomos në trajtimin e rënies së flokëve te meshkujt.

Aktualisht, në kushte laboratorike me një herë të vetme mund të prodhohen një numër i madh i folikujve.

Ndryshe, “dimetilpolisiloksan” përdoret për mos gurgullimin e vajit gjatë përgatitjes së patateve të skuqura.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz