Futbollisti shqiptar, Aldi Shpijati, që ishte në rrezik për jetën pas sulmit me thika këtë fundjavë në një parking në Itali, ka dalë nga reanimacioni.
Mbrëmjen e djeshme, ai doli prej gjendjes kritike për jetën. Dy operacionet urgjente, në kraharor dhe bark mesa duket i kanë shpëtuar jetën 21-vjeçarit.
Policia ndërkohë, ka raportuar për dy persona, 30 dhe 36 vjeç, si agresorët e mundshëm të kësaj ngjarje.
Por deri me tani ende nuk ka të arrestuar.