BallinaLajmeMorgan Freeman në shënjestër të Serbisë pasi foli për gjenocidin në Srebrenicë

Morgan Freeman në shënjestër të Serbisë pasi foli për gjenocidin në Srebrenicë

Të ngjajshme

Aktori i famshëm amerikan Morgan Freeman u gjet në shënjestër të medias serbe, pas episodit të parë të serialit dokumentar të kanalit televiziv National Geographic, “The Story of Us”, shkruan Gazeta Express.

Ky episod i parë, i cili premierën e pati mbrëmë, i kushtohet Bosnjës dhe masakrave serbe mbi myslimanët në luftën e viteve 90-ta, ndërsa mediat serbe e quajtën “edhe një armë propagandistike e Perëndimit kundër Serbisë”.

Kështu, portali srbijadanas.com që në titull e quan rrëfimin “dhunim i së vërtetës” dhe i bën vërejtje Freemanit dhe autorëve të emisionit “pse s’e kanë pyetur edhe palën tjetër”, porse thjesht e kanë cilësuar atë që ka ndodhur në Bosnjë gjenocid nga ana e serbëve.

Frreman me gazetarin boshnjak dhe djalin e tij në Srebrenicë

Freeman në episodin e parë të serialit të shumëpritur ka qëndruar në Sarajevë dhe në Srebrenicë, ku gazetari boshnjak Senad Haxhifejzoviq dhe djali i tij Fegja ia rrëfejnë tmerret që civilët e Srebrenicës i kanë përjetuar në korrik 1995. Aktori i famshëm disa herë reagon i tmerruar për ato që i tregojnë, duke e quajtur ngjarjen një akt të pastër gjenocidi nga ana e serbëve.

Në masakrën e kryer nga ushtria dhe paramilitarët serbë mbi popullatën boshnjake, në Srebrenicë atëherë janë vrarë, varësisht nga burimet, ndërmjet 7.000 dhe 8.300 burra dhe djem myslimanë.

Por, mediat shoviniste serbe vazhdojnë t’i mbyllin sytë para së vërtetës historike, duke aluduar se faji nuk është vetëm i ushtrisë dhe kriminelëve serbë, porse edhe i të vrarëve. Kështu, portali i lartpërmendur madje shkon aq larg sa pyet “kush dhe sa e ka paguar këtë përdhunim të së vërtetës”./Gazeta Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz