back to top
Sunday, February 1, 2026
BallinaLajmeThaçi për demarkacionin: Njerëz jemi, mund të bëhet ndonjë gabim

Thaçi për demarkacionin: Njerëz jemi, mund të bëhet ndonjë gabim

Të ngjajshme

Juventusi shënon edhe golin e dytë ndaj Parmas

Skuadra e Juventusit ka shënuar golin e dytë ndaj...

Theret me thikë një person në Fushë Kosovë

Një rast i rëndë ka ndodhur sot në Fushë...

Bellingham humb disa ndeshje, mësohet sa do të mungoj!

Jude Bellingham pritet të mungoj së paku një muaj...

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka lënë të hapur mundësinë e rishikimit, për ndonjë gabim eventual, të marrëveshjes për demarkimin e kufirit me Malin e Zi, pas votimit në Kuvendin e Kosovës.

Në Zona e Debatit në Klan Kosova, ai ka deklaraur se nëse demarkacioni kalon në ditët apo javët e ardhshme, liberalizimi i vizave do të jetë cështje teknike, ndërsa ky hap do të ndikojë në krijimin e një uniteti europiane për të ardhmen e Kosovës si pjesë e Unionit.

“Edhe për mua si president, por edhe për Kosovën, Konferenca e Davosit ishte një mundësi shtesë për të prezantuar të arriturat e Kosovës. Ne patëm mundësi të dëgjojmë opinionet e kancelares, Angela Merkel, presidentit Emanuel Macron, por edhe të presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump. Në kontaktet bilaterale, jam takuar me shefin e konferencës, me kryeministren e Kroacisë, presidentin e Serbisë, të Malit të Zi, të Shqipërisë, të Maqedonisë, të Bullgarisë, për të diskutuar për të ardhmen e Ballkanit. Kam biseduar edhe me komisionerin Johannes Hahn. Nga ai kërkova që Kosova të trajtohet si të gjitha vendet e rajonit. Vizita e presidentit Jean-Claude Juncker është një konfirmim se ky rajon ka të ardhme europiane”.

“Nëse kalojmë demarkacionin në javët dhe ditët e ardhshme, atëherë Kosova do të trajtohet sikur vendet tjera dhe çështja e liberalizimit të vizave do të jetë vetëm aspekt procedural. Kalimi i demarkacionit do të ndikojë edhe në krijimin e unitetit europian për të ardhmen europiane të Kosovës”.

“Kosova ka implementuar shumë kritere për liberalizimin e vizave. Lufta kundër krimit dhe korrupsionit është duke vazhduar dhe do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Kosova dhe Serbia janë zotuar që të nisin negociatat këtë vit. Por edhe me Malin e Zi ne nuk kemi probleme. Besoj që në momentin e votimit të demarkacionit do të krijohet mundësia e rishikimit të ndonjë gabimi eventual në Zhlep apo Çakorr, nga komisionet e përbashkëta, sepse njerëz jemi dhe mund të gabohet”.

Të Fundit

Sport

ShowBiz