BallinaLajmeKQZ-ja lanson ueb-faqen e re

KQZ-ja lanson ueb-faqen e re

Të ngjajshme

Macron – Kurtit: U takon t’i zbatoni angazhimet e marra në marrëveshjet e fundit me Serbinë

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, i ka dërguar kryeministrit...

Nuk përmbahet Enca, shfaqete ‘zjarr’ në postimin e fundit

Këngëtarja shqiptare Enca Haxhia ka ‘dridhur’ rrjetet sociale me...

Rritet numri i dyqaneve bosh në Gjenevë, alarm për ekonominë lokale

Numri i dyqaneve të zbrazëta në Gjenevë është rritur...

Sot varroset 49-vjeçari që u vra nga vëllai i tij në Bokshiq të Klinës

Sot do të varroset 49-vjeçari, Faruk Jusufi, i cili...

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shënoi për të gjashtë herë me radhë Ditën Globale të Zgjedhjeve.

Me rastin e kësaj dite, në një ngjarje solemne u lansua ueb-faqja e re e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, përmes së cilës synohet që publiku të arrijë më lehtë tek informacionet që kanë të bëjnë me zgjedhjet.

Në këtë ceremoni, ku të pranishëm ishin drejtues të institucioneve të ndryshme dhe përfaqësues të shoqërisë civile, foli kryetarja e KQZ-së Valdete Daka. Ajo tha se “përmes shënimit të Ditës Globale të Zgjedhjeve duam të shprehim përkushtimin tonë si institucion se do të vazhdojmë t’u shërbejmë të gjithë qytetarëve me të drejtë vote, në realizimin e të drejtës themelore të demokracisë për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur”.

Ajo shtoi se produkti i sotëm, ueb-faqja e re e KQZ-së, nuk është vetëm një dizajnim më i bukur në krahasim me faqen e kaluar, por është një përkushtim thelbësor për avancimin e transparencës dhe mundëson çasje më të lehtë në informacione për qytetarët/votuesit, subjektet politike, shoqërinë civile, etj.

Prezantimi në detaje i përmbajtjes së ueb-faqes së KQZ-së u bë nga Kryeshefi Ekzekutiv i SKQZ-së, Enis Halimi.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e shënon Ditën Globale të Zgjedhjeve që nga viti 2013. Çdo të enjte të parë të muajit shkurt, KQZ-ja organizon aktivitete të ndryshme për shënimin e kësaj dite. Përveç lansimit të ueb-faqes, Zyrtarët e Lartë Komunal të Zgjedhjeve kanë mbajtur takime me maturantë ku është diskutuar për rëndësinë e pjesëmarrjes së të rinjëve në zgjedhje.

Dita Globale e Zgjedhjeve shënohet në shumë shtete që nga viti 2005 kur ekspertët e zgjedhjeve nga e gjithë bota morën pjesë në Konferencën Globale me Zyrtarët e Zgjedhjeve në Hungari.

Nëpërmjet kësaj konference ata dërguan mesazhin lidhur me nevojën jetike për të forcuar procesin e zhvillimit demokratik në të gjithë botën.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz