Pos që ka ndryshuar kryesinë dhe trajnerin, KF Feronikeli ka ndryshuar edhe logon e klubit.
Këtë e ka bërë të ditur vetë klubi nëpërmjet një njoftimi në Facebook:
Të nderuar, anëtarë të kryesisë, tifozë dhe ndjekës të aktivitetit të klubit tonë,
Me kënaqësi ju informojmë që nga tash, kjo do të jetë logoja më e re e KF. Feronikelit dhe nën të do të prezantohet klubi dhe lojtarët.
Një logo e tillë më së miri e përshkruan energjinë, dashurinë dhe shpirtin luftarak të lojtarëve dhe tifozerisë sonë.
