BallinaLajmeLumezi kërkon zbardhjen e rasteve të vrasjeve të figurave publike

Lumezi kërkon zbardhjen e rasteve të vrasjeve të figurave publike

Të ngjajshme

Rusia nuk ka të ndalur, vazhdon bomardimet të tmerrshme në Ukrainë

Rusia po zhvillon një seri sulmesh ajrore të vazhdueshme...

​E akuzuara për spiunazh edhe sot deklarohet e pafajshme

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës ka nisur shqyrtimi gjyqësor...

Fillon mbledhja e Qeverisë, në shqyrtim projektligji për kontrollin e çmimeve

Tashmë ka filluar mbledhja e Qeverisë së Republikës së...

Vështirësi në qarkullim në pikën kufitare Pejë–Kullë për shkak të borës

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se pika...

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi ka deklaruar se Prokuroria e Shtetit gjatë vitit të kaluar ka treguar efikasitet të lartë duke zgjidhur mbi 66 mijë lëndë.

Lumezi në Konferencën vjetore të prokurorëve, tha së në vitin 2017 kanë shënuar efikasitet edhe sa i përket ngritjes së aktakuzave dhe përfundimin e tyre me aktvendime dënuese.

Sipas tij, pavarësisht punës që është bërë vitin e kaluar, kjo nuk do të thotë se duhet të vetkënaqen pasi organi i akuzës ka sfida të shumta.

Lumezi tha këtë vit pret nga prokurorët zbardhjen e rasteve të vrasjeve të figurave publike para, gjatë dhe pas luftës dhe kryerësit e këtyre veprave të dënohen.

Po ashtu, gjatë këtij viti Lumezi tha se duhet të punojnë në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit…

Lumezi tha se lufta ndaj korrupsionit është sfidë tjetër për prokurorinë.

Ai tha se vetëm vitin e kaluar kanë zgjidhur 480 raste të korrupsionit./Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz