BallinaLajmeArbër Rexhaj i VV-së premton se VV do ta kalojë këtë ‘trubullirë’,...

Arbër Rexhaj i VV-së premton se VV do ta kalojë këtë ‘trubullirë’, ka disa fjalë edhe për Albin Kurtin!

Të ngjajshme

Monaco drejt transferimit përfundimtar të Ansu Fatit

Klubi francez AS Monaco po përgatitet të aktivizojë klauzolën...

Skuadra nga Serie A shpreh interesim për Dion Gallapenin

Skuadra e Atalantas ka shprehur interesim për mbrojtësin kosovar,...

Deputeti i Vetëvendosjes Arbër Rexhaj përmes rrjetit të tij social Facebook ka publikuar një foto me kryetarin e partisë Albin Kurti, raporton Gazeta Blic.

Rexhaj ka shkruar se kjo ‘trubullirë’ duke aluduar në përçarjen e VV-së, do të kaloj por ata që kanë besuar dhe të cilët besojnë tek ne të vazhdojnë me punë e përkushtim.

Sipas tij VV është e vetmja shpresë.

“Lëvizja VETËVENDOSJE! është dhe do të jetë subjekti më i madh në Kosovë. Me punë, përkushtim dhe dinjitet do të vazhdojmë për Republikën Tonë”, është shprehur ai.Postimi i plotë i Rexhajt: Aty ku duhet të jemi në Kuvendin e Kosovës. Aty ku qytetari na ka deleguar përfaqësimin! Kjo trubullirë do të kaloj por ata që kanë besuar dhe të cilët besojnë tek ne të vazhdojnë me punë e përkushtim.
Sepse e vetmja shpresë jemi ne. Nuk ka tjetër edhe poqëse do ndokush.
Lëvizja VETËVENDOSJE! është dhe do të jetë subjekti më i madh në Kosovë. Me punë, përkushtim dhe dinjitet do të vazhdojmë për Republikën Tonë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz