Dy vite më parë fshati Llapushnik i Drenas ishte kryetemë në lajme, ngase në këtë fshat u ndërtua një kishë, ku mbi 90% e banorëve të këtij fshati janë mysliman.
Banorët e këtij fshati tani po duan të kenë xhami dhe kanë nisur organizimin për të gjetur mënyrë për këtë, ngase sipas tyre donatorët janë gjetur dhe vetëm duhet që komuna të ndaj tokën, raporton Drenicapress.info.
“Pas disa kërkesave nga disa banorë të Llapushnikut pranuam që ta postojm këtë kërkesë të tyre për Xhami, sipas tyre donatorë ka, por është mungesa e një parcele që nuk e ndanë komuna për ndërtimin e Xhamis në Llapushnik. Ka edhe një faqe me emrin “Xhamia e Llapushnikut” vetëm për ta ngrit nivelin e debatit për këtë qeshtje, gjithashtu në kordinim me Bashkësin Islame të Drenasit dhe komitetin e fshatit Llapushnik do i ndjekin proceduart ligjore, në qoftë se është nevoja do të bëjnë edhe një peticioni për ndërtimin e Xhamisë në Llapushnik”, thuhet në njoftimin e fanpage “Gryka e Llapushnikut./Drenicapress.info