Bora po vazhdon të bie pa pushim në Komunën e Drenasit. Bëhet e ditur se operatorët ekonomik janë duke bërë përpjekje që rrugët në rajonin e Drenasit të jenë të qarkullueshme, shkruan drenicapress.info
Komuna e Drenasit me fillimin e sezonit dimëror pat bërë të ditur se operatori ekonomik është N.N “Shkëmbi” i obliguar të mbikëqyrë rrugët në qytetin e Drenasit (komplet me trotuar dhe parkingje), Çikatovë e Re, Çikatovë e Vjetër, Gllanasellë, Likoshan, Gradicë, Godanc, Dobroshec, Gllobar, Tërstenik I dhe II, Vërboc, Polluzhë, Shtuticë, Damanek, Baicë, Tërdec dhe Abri e Epërme, dhe organ mbikëqyrës është Vehbi Jashari që mund ta kontaktoni ne këtë numër për kërkesat emergjente, 044 426 710.
Ndërsa operatori ekonomik A&S & Fer Petrol” ka për obligim të mirëmbaj rrugët në këto fshatra; Komoranin I, II, III dhe IV, Poklek i Ri dhe i Vjetër, Vasilevë, Shtrubullovë, Krajkovë ( deri në Potërrk) Korroticë e Epërme, Korroticë e Ulët, Zabel i Epërm, Zabel i Ulët, Sankoc, Fushticë e Eperme, Fushticë e Ulët, Nekoc, Kizhnarek, Llapushnik, Vukoc, Arllat, Bytyç, Gjergjicë, Negroc, Vuçak dhe organ mbikëqyrës është Sejdi Kozhani me këtë numër të telefonit 044 303 699. /Drenica Press/


