BallinaLajmeAAK cakton kohën e zgjedhjeve të brendshme

AAK cakton kohën e zgjedhjeve të brendshme

Të ngjajshme

Mos dilni pa krem mbrojtës nga dielli nga marsi deri në tetor

Banorët në Mbretërinë e Bashkuar po këshillohen të tregohen...

Njohësit e sigurisë: Forcimi i ushtrisë, i pashmangshëm në këtë kohë|

Në kushtet e sfidave të sigurisë në rajon dhe...

Goditet kryeqyteti i Arabisë Saudite, shpërthime në infrastrukturën energjitike në Riad

Shpërthime të fuqishme u dëgjuan mbi kryeqytetin e Arabisë...

Presidenti iranian konfirmon se Ministri i Inteligjencës është vrarë

Presidenti iranian Mazoud Pezeshkian ka konfirmuar se ministri i...

Zgjedhjet e brendshme në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, në të gjitha nivelet e saj, mbahen në periudhën shkurt – maj 2018.

Përmes një kumtese, thuhet se Këshilli Drejtues i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, në një mbledhje të kryesuar nga kryetari i kësaj partie, kryeministri Ramush Haradinaj, ka vendosur muajin maj për zgjedhje brenda AAK.

Aleanca këtë proces e konsideron, ndër detyrat më të rëndësishme të radhës, kjo me qëllim të demokratizimit dhe të hapjes së mëtutjeshme të partisë. Ishte vlerësim unanim që AAK, të vazhdojë të jetë e hapur për të gjithë ata që besojnë, se kontributin e tyre për proceset politike në parti dhe në vend, mund ta japin përmes kësaj partie.

Kryetari Ramush Haradinaj, me këtë rast tha: “Të synojm afrimin i secilit qytetar të vendit me Aleancën, me strukturat tona në çdo cep të Kosovës. Aleanca ka kuadro të dëshmuara në proceset e deritanishme dhe këtyre strukturave duam ti shtojmë edhe vlera të reja me afrimin e të rinjëve, grave, ndërmarrësve, shoqërisë civile dhe profesionistëve tjerë të ndryshëm”.

Zgjedhjet e fundit në AAK janë mbajtur në vitin 2015, dhe zgjedhjet e reja përmbushin kriterin statutar që ato të organizohen në afatin e rregullt.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz