BallinaLajmeYmeri nuk përgjigjet se a do të votojë për Kurtin – Tregon...

Ymeri nuk përgjigjet se a do të votojë për Kurtin – Tregon a do të ketë parti të re nga të pakënaqurit

Të ngjajshme

Trump: Gjërat po shkojnë shumë mirë me Iranin

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump...

Shqetësimi i OKB: Kriza klimatike po përkeqësohet, ndërsa çekuilibri energjetik rritet

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për meteorologjinë ka paralajmëruar...

KRRE ndryshon rregulloren për formimin e çmimit të derivateve të naftës: Vendimet mund të merren çdo ditë

Komisioni Rregullator për Energjetik (KRRE) publikoi Rregulloren e ndryshuar...

Ish-kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri nuk ka treguar nëse do të marrë pjesë në votim ditën kur do të zgjidhet kryetari i Lëvizjes.

Kandidati i vetëm për kryetar është Albin Kurti.

Tutje në “Argument Plus” ai përsëriti se nuk ka krah anti-Kurti, por vetëm grup i të pakënaqurve me zhvillimet e fundit në këtë parti.
“Nuk ka krah anti-Kurti. Ne po përballemi me shpifje e akuza, dhe këto kanë arritur në një stad të lartë. Unë jam ende në Lëvizjen Vetëvendosje dhe kam pakënaqësi. Albini është kandidat i vetëm, dhe prej të dielës ai do të jetë kryetar i Vetëvendosjes”, tha Ymeri.

Ai shtoi se ende nuk është diskutuar për formimin e ndonjë partie të re nga grupi i të pakënaqurve.

“Nuk është diskutuar për një parti të parë. Nuk është diskutuar si opsion asnjëherë. Do të jetë vendim i të pakënaqurve se si do të ecet tutje”, deklaroi ai tutje./Periskopi

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz