BallinaLajmeGjykata Speciale, PDK-ja sapo mori këtë vendim

Gjykata Speciale, PDK-ja sapo mori këtë vendim

Të ngjajshme

Lufta me Iranin: Kaq ka arritur çmimi i naftës

Çmimi i naftës së papërpunuar Brent crude arriti në gati...

Izraeli nis operacione tokësore në jug të Libanit, rriten tensionet në rajon

Israel Defense Forces ka njoftuar fillimin e operacioneve tokësore...

Ky është personi i vrarë në Gjakovë

Një person ka mbetur i vrarë në Gjakovë në...

Ende nuk dihet nëse Kryesia e Kuvendit të Kosovë, të mërkurën, do ta vë apo jo në rend të ditës së seancës së ardhshme plenare këtë nismë të deputetëve.

E zyrtarët nga Kuvendi i Kosovës kanë thënë për Radion Evropa e Lirë, se ende nuk ka një qëndrim të qartë për atë se si do të veprohet tutje.

Xhavit Haliti, nënkryetar i Kuvendit nga Partia Demokratike e Kosovës, tha se nga ajo që dihet është se deputetët e PDK-së, nuk i kanë tërhequr nënshkrimet e tyre nga kërkesa që është bërë.

“Unë i llogaris vetëm ata që i tërheqin nënshkrimet me deklaratë në administratën e Kuvendit ku janë të dorëzuar nënshkrimet. Tjetër rrugë nuk ka”, tha Haliti.

Për shfuqizimin e Ligjit për Gjykatën Speciale, tha Haliti, nënshkrimet i kanë dhënë disa deputetë dhe sipas t’i nuk mund të konsiderohen qëndrime të partive politike.“Tani besoj se partia [PDK] do të ketë një qëndrim. Nesër kemi mbledhje, nëse diskutohet, atëherë nesër do ta merrni vesh”, tha Haliti.

Shtetet e Kuintit i kanë paralajmëruar drejtuesit institucionalë të Kosovës se vendi mund të përballet me pasoja në rast të shfuqizimit të Gjykatës Speciale.

Nga ana tjetër, shoqatat e dala nga lufta në Kosovës, mendojnë se Gjykata Speciale dhe drejtësia ndërkombëtare është e padrejtë në raport me Kosovën.

Xhavit Jashari, përfaqësues i këtyre organizatave tha se Gjykata Speciale, duhet të formohet vetëm për atë që kanë bërë krime dhe masakra, dhe jo për UÇK-në.“Nuk ka forcë që mund ta argumentojë dhe nuk ka forcë që mund të barazojë luftën e UÇK-së me gjithë ato që ka bërë ushtria, policia dhe shteti serb në Kosovë”, tha Jashari.

Raportet e Kosovës me aleatët ndërkombëtarë mund të përkeqësohen ndjeshëm, në rast se institucionet vendosin të shfuqizojnë Ligjin për Gjykatës Speciale, përkatësisht Dhomat e Specializuara, thonë njohësit e zhvillimeve politike në Kosovë.Mandati i Gjykata Speciale për krime lufte, përkufizohet kryesisht në hetimet dhe gjykimet e rasteve të pretenduara të krimeve të luftës nga ana e disa ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndaj pjesëtarëve të komuniteteve pakicë dhe kundërshtarëve, që përfshinë periudhën kohore nga viti 1998 e deri në fund të vitit 2000.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz