BallinaLajmeBytyçi: Profesor Çapriqi i vendosur në memorien e arsimit dhe letërsisë

Bytyçi: Profesor Çapriqi i vendosur në memorien e arsimit dhe letërsisë

Të ngjajshme

Aplikacioni “Mendje” dhe Ambasada e Kosovës në Berlin nisin kampanjën për shëndetin mendor të diasporës

Platforma për shëndetin mendor “Mendje”, në bashkëpunim me Ambasadën...

Udhëto tani nga Stockholm drejt Prishtinës me PrishtinaTicket!

Udhëtimet mes Suedisë dhe Kosovës tani janë më të...

Ray J zbulon se si u publikua video intime me Kim

Artisti i njohur Ray J ka tronditur opinionin publik...

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi i ka shprehur ngushëllime familjes Çapriqi për vdekjen e profesorit dhe poetit, Basri Çapriqi, duke thënë se përkushtimi i tij në punën me studentë, por edhe emri i tij si poet, e vendosin profesor Çapriqin në një vend të respektuar në memorien e arsimit dhe letërsisë.

E nderuara familje Çapriqi,

Me dhembje të thellë e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të më të dashurit tuaj, profesorit dhe poetit tonë, Basri Çapriqi.

Profesor Çapriqi një pjesë të madhe të jetës së tij ia kushtoi arsimimit të brezave të rinj, duke dhënë kështu një kontribut të madh në zhvillimin e arsimit të lartë, e në veçanti të Universitetit të Prishtinës.

Përkushtimi i tij në punën me studentë, por edhe emri i tij si poet, e vendosin profesor Çapriqin në një vend të respektuar në memorien e arsimit dhe letërsisë.

Ju lutem që në emër të Ministrisë së Arsimit, të Shkencës dhe të Teknologjisë dhe në emër timin, t’i pranoni ngushëllimet më të sinqerta.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz