Me rastin e fillimit të gjysmë vjetorit të dytë të vitit shkollor, kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka uruar të gjithë nxënësit e komunës së Skënderajt.
Urimi i kryetarit Jashari:
Të dashur Nxënës!
Të dashur Mësues!
Kam kënaqësinë të shprehë urimet më të përzemërta për këtë ditë drejt diturisë dhe një të ardhme të ndritur.
Urime dhe suksese të gjithë nxënësve që fillojnë sot gjysëmvjetorin e dytë shkollor,
Urime mësuesve një vit të mbarë në punën e tyre të palodhshme.
Uroj që së bashku të punojmë që t’a kemi një arsim të shëndoshë, cilësor dhe produktiv. Sepse vetëm kështu mund të bëhemi konkurrentë të dijës, konkurrentë të të arriturave, që si shoqëri të ndihemi krenarë.
Të gjitha shkollat në Komunën e Skenderajt fillimi i këtij gjysëmvjetori i gjenë të përgatitura dhe pa ndonjë shqetësim, gjë që na bënë edhe më motivues në mësime.
Suksese dhe mbarësi,
Me dashuri dhe sinqeritet,
Kryetari i Komunës së Skenderajt
BEKIM JASHARI