Boksieri britanik, Anthony Joshua, do të ndeshet me Joseph Parker në ndeshjen e unifikimit të titujve në kategorinë e rëndë në Cardiff me 31 mars, njofton Klan Kosova.
Joshua, 28 vjeçar, mbanë titujt në IBF dhe WBA, kurse boksieri nga Zelanda e Re, është kampion në ËBO.
Stadiumi ku do të zhvillohet meçi është i njëjti vend ku Joshua mbrojti titujt kundër Carlos Takam.
Kjo do të jetë hera parë në histori të Britanisë së Madhe që dy kampionë bote në kategorinë e rëndë do ndeshen në këtë shtet.