Inspektorati i komunës së Drenasit i asistuar edhe nga Policia e Kosovës sot në orët e mbrëmjes ka zhvilluar një kontroll lokaleve të këtij qyteti për ta parë zbatueshmerinë e Ligjit për kontrollin e pirjes se duhanit në hapësirat e mbyllura.
Gazetarët e Kallxo.com ishin sot në Drenas, dhe së bashku me drejtoreshën e Inspektoriatit në komunën e Drenas, Aurora Berisha, kanë bërë një kontrollim bar-restauranteve nëpër qytet.
Në njërin nga to kanë kanë hasur një person duke pirë duhan, dhe inspektorët e komunës të mbështetur nga Policia e Kosovës ia kanë shqiptuar një gjobë qytetarit i cili nuk ka zbatuar rregullat e duhanpirëjes./Drenicapress.info/
Kliko linkun per lajmin e plote:

