back to top
Sunday, December 21, 2025
BallinaLajmeFlorin Krasniqi tregon se ku buroi problemi brenda Vetëvendosjes

Florin Krasniqi tregon se ku buroi problemi brenda Vetëvendosjes

Të ngjajshme

Vdes pacientja nga Qendra Integruese Rehabilituese në Shtime, nisin hetimet

Një paciente e repartit të të sëmurëve kronik psikiatrik...

Andrew Tate humbet meçin e tij debutues në boks

Ylli i rrjeteve sociale, Andrew Tate ka bërë debutimin...
- Advertisement -

Ndarja e “Vetëvendosjes” nuk përjashtohet si opsion as prej ish-deputetit të këtij subjekti, Florin Krasniqi.

Megjithatë, sipas tij, Lëvizja do t’i mbijetojë këtij procesi me Albin Kurtin në krye.

“Do t’i mbijetojë sepse Albin Kurti ka personalitet dhe do t’i bëjë të gjithë ta kuptojnë se ardhja e tij në krye të VV-së nuk do ta dëmtojë partinë”, ka thënë ai.

Për të do të ishte e pranueshme një ndarje në bazë të programit por jo, siç thotë ai, për teke të dikujt.

“Nuk mund të ndahemi për teke të askujt. Nuk e di origjinën por mendoj se ka ardh si lodhje e njerëzve… përgjegjësia është e të gjithëve pse nuk e kanë shuar zjarrin kur ka qenë shumë i vogël si kur i kemi shuar më herët kur kemi pas cështje shumë më të mëdha”, u shpreh Krasniqi.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz