BallinaLajmeKush po i ndërron kahun magjistrales Prishtinë – Pejë

Kush po i ndërron kahun magjistrales Prishtinë – Pejë

Të ngjajshme

Mundësia e ndërrimit të drejtimit të rrugës magjistrale Prishtinë -Pejë ka shqetësuar banorët e katër fshatrave Burim, Rixhevë, Gllarevë dhe Stapanicë, raporton KTV .

Ky ndryshim projekti, sipas banorëve, do t’ua vendoste çelësin rreth 80 bizneseve, si dhe shumë punëtorë do të mbeteshin pa punë.

Ata të irrituar me paralajmërimin që rruga e vjetër të mos zgjerohet, por të ndërtohet rrugë e re, thonë se puna e tyre me kaq mori fund.

Sipas tyre, rruga po zhvendoset për shkak të interesave të personave të caktuar që udhëheqin me shtetin.

Në këto zona ka nisur edhe nënshkrimi i një peticioni kundër ndryshimit të trasesë, të cilin e kanë adresuar te Ministria e Infrastrukturës, si dhe te Avokati i Popullit.

Ndërkaq, zyrtarë të Ministrisë së Infrastrukturës thonë se ende nuk është vendosur drejtimi i vazhdimit të magjistrales.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz