Të dielën në mbrëmje, një shtëpi në fshatin Qitak ishte përfshirë nga zjarri dhe pas intervenimit të zjarrëfikësve zjarri ishte lokalizuar, po në këtë natë në vendin e ngjarjes ishin edhe Inspektorët Komunal.
Sot, Drejtori i Drejtorisë për Shërbime Publike, Ibush Hetemi , së bashku me inspektor vizituan shtëpinë e cila është përfshirë nga zjarri, në fshatin Qitak të Komunës së Skenderajt, shtëpija dy katëshe e pronarit Muhamet Januzi, i është djegur kati i dytë dhe kulmi tërësisht, fatmirësisht anëtarët e kësaj familje jetonin në Zvicërr dhe nuk gjindeshin në shtëpi që t’a perjetonin frikën.
Sipas pronarit të shtëpisë Muhamet Januzi, shkaktar i djegies së shtëpisë është energjia elektrike. Shtëpia është djegur dy ditë më parë, ditë e diel në ora 19:30, ku kati i sipërm i shtëpisë dhe kulmi ishte i djegur tërsisht , ndërsa kati i parë ishte në gjendje pothuajse të rregullt.




