BallinaLajmeOVL e UÇK-së kërkon ndërtimin e shtatë shtatoreve në Prishtinë

OVL e UÇK-së kërkon ndërtimin e shtatë shtatoreve në Prishtinë

Të ngjajshme

Rama: Kompani publike për të formalizuar tregun e naftës dhe shmangur abuzimin me çmimet

Kryeministri dhe njëherësh kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama...

FFK publikon letrën e Albin Kurtit: Mbështetje për Kombëtaren pas humbjes

Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar një letër...

Rikthimi i Vjosa Osmanit në LDK? Azemi: Mund të jetë pjesë e listës së LDK-së

Deputeti i LDK-së, Visar Azemi në ”Click” të RTV21...

De Zerbi zyrtarizohet si trajner i Tottenhamit

Tottenham Hotspur ka konfirmuar emërimin e Roberto De Zerbi...

Bitcoini rritet pavarësisht shtrenjtimit të naftës

Bitcoini (BTC) ka treguar qëndrueshmëri të dukshme pavarësisht rritjes...

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës së fundmi ka dërguar një kërkesë në Kuvendin e Kosovës.

Kjo organizatë ka kërkuar që në Komunën e Prishtinës të ndërtohen përmendore për shtatë dëshmorë të rënë në luftën për liri të UÇK-së.

Kërkesën e kësaj organizate dërguar Kuvendit, e ka konfirmuar për AktivPress, nënkryetari i OVL të UÇK-së, Migjen Shala.

“Po, kemi bërë kërkesë”, ka thënë ai.

Shala, i cili njëherësh është asambleist nga radhët e PDK-së në Komunën e Prishtinës, ndër të tjera ka theksuar se kanë kërkuar që në Prishtinë të ngriten shtatoret e komandantit legjendar Adem Jashari, shtatorja e Jusuf Gërvallës dhe Kadri Zekës, Nuhi Berishës, Rexhep Malës si dhe shtatoret e Afrim Zhitisë e Fahri Fazliut.

Nuk është hera e parë që anëtarë të kësaj organizate kanë kërkuar që në kryeqytet të ngriten shtatore të figurave historike të UÇK-së.

Organizatat e dala nga lufta e fundit në Kosovë, tash e një kohë kanë kërkuar që në Prishtinë të ketë shtatore të komandantit Adem Jashari, për ta nderuar veprën e tij.

Ndërkaq në anën tjetër, Komuna e Prishtinës nuk ka dhënë afat kohor se kur pritet të ndodhë një gjë e tillë.

Tash pritet të shihet nëse Kuvendi i Kosovës, me fillimin e punës për këtë vit do të miratojë kërkesën e OVL të UÇK-së./AktivPress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz