BallinaLajmeO’Connell tregon se kush do të gjykohet nga Specialja, ai habit edhe...

O’Connell tregon se kush do të gjykohet nga Specialja, ai habit edhe me një deklaratë për Sami Lushtakun

Të ngjajshme

Ilir Krasniqi: Ëndrra jonë vazhdon…!

Pas humbjes minimale 0:1 ndaj Turqisë në Prishtinë, në...

Agim Ademi: 400 mijë persona kërkuan bileta

Interesim të jashtëzakonshëm shfaqën tifozët kosovarë për të parë...

Selin provokoi Mirin dhe Rogertin, debate në “Big Brother VIP

Treshja, Selin, Miri dhe Rogerti, po vijojnë ende me...

Ambasadori britanik , Ruairi O’Connell ka deklaruar se çdo krim që është bërë gjatë kohës së luftës duhet të ndëshkohet, dhe askund nuk thuhet se kush do të gjykohet nga kjo gjykatë, serbë apo shqiptarë.

O’Connell ka pohuar se shteti i Kosovës, deri më tash nuk ka treguar gatishmëri edhe aftësi që t’i trajtojë këto raste, andaj Gjykata Speciale është krijuar që t’i zbardhë të gjitha këto.

“Çdo krim duhet të gjykohet, ne asnjëherë nuk kemi thënë që do të gjykohen vetëm shqiptarët, Kosova nuk ka treguar aftësi që t’i trajtoj rastet  me seriozitet, p.sh Sami Lushtaku është i akuzuar, dhe ai sa herë që dëshiron del dhe kthehet prapë në burg”, ka thënë ambasadori në Klan Kosova.

Po ashtu, O’Connell ka folur edhe për raportet me presidentin Thaçi, ai ka thënë se ka bashkëpunim të mirë me të.

“Unë e njoh që shumë vite presidentin Thaçi, kemi komunikuar vazhdimisht me të, mirëpo për Gjykatën Speciale ende s’kemi pasur takim, sepse është jashtë vendi”, tha ai.

Ambasadori në fund tha se Gjykata Speciale nuk do ta dëmtoj imazhin e Kosovës, por vetëm do të zbardhen autorët e krimeve që kanë ndodhur në luftë./GazetaBlic./

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz