BallinaRegjionaleDrenasMbledhje e jashtëzakonshme për shkeljet juridike që po bën komuna e Drenasit...

Mbledhje e jashtëzakonshme për shkeljet juridike që po bën komuna e Drenasit (FOTO)

Të ngjajshme

 

Me inciativë të këshilltarëve të LVV, Florentina Elezi dhe Sokol Bylykbashi, e përkrahur edhe nga disa këshilltarë tjerë të opozitës sot është kërkesa tek Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Drenasit – Labinot Halilaj, për thirrjen e mbledhjes së jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal të Drenasit.

Sipas asamblestit të VV-së Sokol Bylykbashi, shkeljet ligjore që po ndodhin në Komunën e Drenasit nuk do të mbeten pa u diskutuar dhe denoncuar.

“Shkeljet ligjore që po ndodhin në Komunën e Drenasit nuk do të mbeten pa u diskutuar dhe denoncuar. Me nismën tonë dhe mbështetjen e këshilltarëve opozitarë, së shpejti do të mbahet mbledhja e jashtëzakonshme në Kuvendin Komunal”, ka thënë Bylykbashi.

Edhe asambleistja e VV-së, Florentina Elezi – Veliu, ka thënë se komuna e Drenasit po vazhdon me shkleje të ligjit, dhe me këtë PDK-ja po dëshmon se ligji është si llastiku!

“Pika e rendit të ditës do të jetë: Mosrespektimi i akteve juridike në Komunën e Drenasit. Komuna e Drenasit, po vazhdon me shkeljen e ligjit. Se ligji është si llastiku, po na verteton çdo ditë PDK-ja. Nuk do ndalemi”, ka thënën Elezi – Veliu./Drenicapress.info/

Fotografia e Sokol Bylykbashi

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz