Vozitësit në vend duhet të kenë kujdes të shtuar pasiqë tashmë kanë ndryshuar llojet e kundërvajtjeve sipas Ligjit nr 05L-088.
Kështu, sipas llojeve të kundërvajtjeve, ju mund të dënoheni deri në 300 euro nëse ndërroni vrullshmërinë e ngasjes apo siç njihet ‘shllajfi’.
Në këtë kategori, dënimi që mund të merrni është nga 100 deri në 300 euro.
Më herët, Periskopi raportoi edhe një kategori kundërvajtjesh ku për shembull, ju mund të dënoheni me 50 euro nëse nuk ndihmoni të lënduarit në aksident.
Dënime tjera të ‘përkthyera’ në shumë parash:
Nëse nuk përdorni rripin e sigurisë, atëherë ju mund të dënoheni me 40 eyro gjobë. Në shumën e dënimeve prej 40 eurosh hyjnë edhe këto shkelje rregullash:
Nëse nuk i jep përparësi kalimi mjeteve me përparësi kalimi.
Nëse në tunel nuk i ndezni dritat e shkurta.
Ngarkesa e pa rregullut, ose e rrezikshme.
Ngarkesa nëse kalon më tepër se 1 m dhe nuk shënohet me pëlhurë.
Nëse nuk përdorni rripin e sigurisë.
Nëse përdorni telefonin gjatë vozitjes.
Ndërkaq në kategori dënimesh prej 30 dhe 20 eurosh hyjnë edhe këto shkelje:
Nëse ju mungojnë pajisjet rezervë të autmojetit.
Gomat e shlyera
Pajisjet dimërore,
Nëse bartë më tepër persona se sa është e lejuar./Periskopi/


