back to top
Wednesday, October 22, 2025
BallinaLajmeHaradinaj takoi përfaqësuesit e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës

Haradinaj takoi përfaqësuesit e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës

Të ngjajshme

“24heures”: Grupi xhihadist në Zvicër dërgonte para në Kosovë për të korruptuar prokurorë

Gazeta 24heures.ch, e cila konsiderohet si kryesorja në Zvicrën...

Pas një pauze në disa ndeshje, Anis Mehmeti i kthehet golave në Championship

Skuadra e Bristol Cityt ka shënuar fitore 3:1 ndaj...

Mot i vranët dhe me shi

Sot parashikohet të ketë mot të vranët dhe me...

Çfarë po ndodh mes Robertit dhe Xhulit? Shihen të kapur për dore (Foto)

Modelja Xhuliana Nura dhe këngëtari, Robert Berisha janë parë...

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim përfaqësuesit e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), të udhëhequr nga kryetari, Avni Ajdini.

Kryeministri Haradinaj tha se do të jenë në dialog të vazhdueshëm me Bashkimin e Sindikatave të Pavarura të Kosovës, do të ketë komunikim të hapur ndërmjet dy institucioneve dhe kërkesat e BSPK-së do të trajtohen me kujdesin maksimal, gjithnjë konform kapaciteteve buxhetore dhe mundësive që kanë institucionet.

Qeveria e Kosovës është e përkushtuar që të jetë në funksion të të drejtave të gjithë punëtorëve dhe sindikalistëve të BSPK-së.

Përfaqësuesit e BSPK-së shprehën përkushtimin për bashkëpunim me Qeverinë e Kosovës, duke shprehur kërkesat për përmirësim të vazhdueshëm të kushteve për të gjithë punëtorët.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz