BallinaShqiptareFestë në shtëpinë e prishur

Festë në shtëpinë e prishur

Të ngjajshme

Kombëtares U19 publikon listën e futbollistëve

Përzgjedhësi i Kombëtares U19 të Kosovës, Albert Bunjaku, ka...

Ky është identiteti i personit që vdiq pas aksidentit në Prizren

Raportohet se një 29 vjeçar e ka humbur jetën...

Kallas bën thirrje për fundin e luftës në Lindjen e Mesme

Kryediplomatja e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, deklaroi se nevojitet...

Prej më shumë se 4 vitesh rreth 22 banesa në fshatin Dardhë të Librazhdit janë dëmtuar nga rrëshkitjet e tokës. Banorët edhe këtë vit të ri e kanë kaluar në banesat e tyre të shkatërruar në pritje të marrjes së dëmshpërblimit.

Shërbimi gjeologjik shqiptar vlerësoi se terreni ku ndodhen shtëpitë e tyre është i paqëndrueshëm dhe banorët duhet të largoheshin. Por, VKM 329 thotë se në raste të tilla, kur banesat duhet të zhvendosen, banorët që do të ndërtojnë shtëpitë e tyre të reja duhet të paraqesin në dosjen e dëmshpërblimit edhe lejen e ndërtimit. Por këta banorë e kanë të pamundur të paguajnë faturën e lejes së ndërtimit.

As ligji për urbanistikën dhe as ligji për emergjencat civile nuk përcakton kritere lehtësuese të marrjes së lejes së ndërtimit në rastet kur banorët janë të prekur nga fatkeqësi natyrore, çka do të thotë se marrja e dëmshpërblimit këtu është pothuajse e pamundur, ndërkohë që vlera aktuale e lejes së ndërtimit shkon pothuajse sa vlera e dëmshpërblimit që këta banorë duhet të marrin)

Në disa raste bashkitë kanë kërkuar krijimin e hapësirave ligjore që do të ndihmonin qytetarët e prekur nga fatkeqësitë natyrore të mund të rimëkëmbeshin, por ende procedurat e dëmshpërblimit vijojnë për vite me radhë dhe fjala “emergjencë” e humb të gjithë kuptimin e saj.

Top Channel

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz