Presidenti i Republikës së Shqipërisë, z.Ilir Meta, ishte i ftuar në puntatën e sotshme të emisionit “Xing me Ermalin”, ku pa e nisur ende mirë intervistën, ka shkaktuar të qeshura të shumta me batutat e tij.
Vetëm pak pas mbërritjes së Metës në studio, moderatori i emisionit Ermal Mamaqi, deklaroi se intervistën nuk do ta niste ai, por një person që aspiron të bëhet kryeministër. “Aleksandër Frangaj?”- pyeti menjëherë presidenti duke shpërthyer më pas në të qeshura së bashku me publikun dhe Mamaqin.
“Pse, Sandri aspiron të bëhet kryeministër?”-vijoi më tej Ermal Mamaqi, ndërsa Meta iu përgjigj:
Mirëpo, personi që aspironte të bëhej kryeministër në fakt ishte Era Meta, vajza e presidentit, e cila intervistoi të atin gjatë emisionit
INTERVISTA:
Era Meta: Unë them që ta fillojmë nga fillimi,… si kam lindur unë?!
Ilir Meta: Nuk ta ka treguar mami akoma?! Unë kam qëlluar të jem në Gjermani atë ditë, kështu që pyet mamin…
Era: Nuk po të pyes kë pëlqen më shumë, por kë preferon më shumë ti si tip?
Meta: Pse më provokon… apo do të dëgjosh që ti je mbi të gjithë
Era: Pse nuk bëhen gratë Presidentë e pse nuk bëhen burrat zonja të para?!
Meta: Mund edhe të bëhen, por shpresoj të mos më qëllojë mua…
Era: Do doja të bëheshe si ti apo si mami?
Meta: Unë mendoj që ti të bëhesh Era gjithmonë….
.
Era: Pse nuk më ke pyetur, se kë dua unë më shumë, ty apo mamin?
Meta: Sepse unë nuk mërzitem nëse do mamin më shumë…
Era: Apo ke frikë?! (Plasin të qeshurat)
Meta: Jo nuk kam frikë nga dashuria jote për mamin..