back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaRegjionaleDrenasKVRL e mbylli 2017-ën me 100 aktivitete për të rinjtë e Drenasit

KVRL e mbylli 2017-ën me 100 aktivitete për të rinjtë e Drenasit

Të ngjajshme

Një serb në Bajë të Skenderajt e mbyt lopa duke goditur në kokë (FOTO)

Një ngjarje e rëndë është raportuar pasditen e së...

Partizani sjell një blerje cilësore, kosovari që luante në futbollin suedez

Partizani i Tiranës ka bërë një transferim të ri. Kryeqytetasit,...

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka pritur në takim Kryetaren e KVRL-së, Altina Nika dhe anëtarët Rina Shabani, Jetmira Morina dhe Mergim Gashi të cilët dorëzuan raportin e punës për vitin 2017 të Këshillit të Veprimit Rinor Lokal në Drenas.

Me këtë rast Kryetari Lladrovci uron Kryetaren e Këshillit të Veprimit Rinor Lokal në Drenas, Altina Nika për punën e tyre njëvjeçare dhe falënderoi për transparencën e treguar në raportimin e punës ku shihen njëqind (100) aktivitete për të rinjtë e Drenasit, të organizuara nga Këshilli i Veprimit Rinor Lokal në Drenas brenda vitit 2017.

Gjithashtu kryetarja Nika falënderoi kryetarin Lladrovci për mbështetjen financiare dhe përkrahjen e bashkëpunimin e treguar gjatë vitit 2017, duke shpresuar se bashkëpunimi do vazhdojë edhe më tutje për  të mirën e të  rinjëve të komunës sonë.

Ajo në shenjë falënderimi ndau mirënjohje për Kryetarin e Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovcin. /Drenica Press/

Image may contain: 2 people, people smiling, people sitting and indoor

Të Fundit

Sport

ShowBiz