back to top
Friday, August 8, 2025
BallinaRegjionaleDrenasKryetari Lladrovci raporton para qytetarëve për punën e tij në vitin fiskal...

Kryetari Lladrovci raporton para qytetarëve për punën e tij në vitin fiskal 2017

Të ngjajshme

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka mbajtur tubimin e dytë me publikun, ku ka raportuar para qytetarëve për punën e tij për vitin fiskal 2017. Ne tubim merrnin pjesë, nënkryetari i Komunës, drejtor të drejtorive komunale, kryetar të fshatrave, përfaqësues të OSBE-së, të KFOR, LMT 3 dhe qytetarë tjerë të Komunës.

Në tubimin me qytetarë, është diskutuar për aktivitetet e Komunës të kryera për gjashtëmujorin e dytë të këtij viti. Takimin e ka hapur Udhëheqësja e Zyrës për Informim, Rinore Zymeri, e cila ka treguar rëndësin e këtij tubimi me publikun, ky është tubimi i dytë për vitin fiskal 2017 dhe ka treguar se njoftimi është bërë me kohë sipas Ligjit.
Punën një vjeçare e ka prezantuar kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci ku ka folur për të gjitha projektet e realizuara gjatë këtij viti për secilën drejtori veç e veç.
Kryetari Lladrovci ka thënë se janë realizuar të gjitha projektet e parapara të kryhen në vitin 2017 edhe disa projekte të bashkëfinancuara me nivelin qendror, si dhe është krijuar një disiplinë pune si në sektorët e administratës komunale, ashtu edhe të punëkryresit që janë të kontraktuar nga Komuna për t’i kryer shërbimet ndaj qytetarëve.
Kryetari Lladrovci ka kërkuar edhe me tutje bashkëpunimin me qytetarë për secilin projekt të realizuar, sepse është në interesin e tyre që punimet të shkojnë sipas paramasave dhe parallogarive të kontraktuara. Ne realizimin e projekteve kapitale janë realizuar kryesisht rrugë nëpër lagje, ura, kanalizim, ujësjellës, mirëmbajtje të varrezave, shërbimet e varrimit, menaxhim të mbeturinave dhe projekte të tjera të planifikuara.
Gjithashtu rreth planifikimit dhe shpenzimit të buxhetit ka raportuar Drejtori për Financa, Hamdi Krasniqi.
Sipas njoftimit të zyres për informim, të pranishmit kanë shtruar pyetje si dhe u shprehën shumë të kënaqur me punën njëvjeqare të Kryetarit Lladrovci dhe drejtorëve të drejtorive komunale, paraprakisht falenderuan përfaqësuesit komunal në emër të të gjithë banorëve të fshatrave nga vijnë.

Fotografia e Komuna e Drenasit
Fotografia e Komuna e Drenasit
- Advertisement -

Të Fundit