back to top
Friday, December 26, 2025
BallinaLajmeEkskluzive: Flet punëtori i “Bektel& Enka”, tregon si po keqtrajtohen

Ekskluzive: Flet punëtori i “Bektel& Enka”, tregon si po keqtrajtohen

Të ngjajshme

- Advertisement -

Është njëra ndër kompanitë që mori më së shumti para nga buxheti i qeverisë së Kosovës. Vetëm në dy projekte infrastrukturore kompania Bektel Enka i mori buxhetit të vendit miliarda euro.

- Advertisement -

Mirëpo kjo kompani është duke i keqtrajtuar ekstremisht punëtorët e saj.

Kështu thotë në kushte anonimiteti një punëtor i kësaj kompanie.

Ai po thotë se të gjithë ata punëtorë që janë lënduar në punë, janë përjashtuar pa iu paguar as edhe një dëmshpërblim, kjo për shkak që këta punëtorë nuk posedojnë sigurim shëndetësor.

E ka pasur edhe raste kur punëtorët e kësaj kompanie kanë mbetur invalid.

Edhe pse në kontratën e tij shkruan se orari është tetë orësh, dhe pushimi javor është të dielave, ai po thotë se në praktikë kjo gjë nuk është as për së afërmi.

Edhe ushqimin po e konsideron si jokualitativ.

E për të gjitha këto, ai përveç Bektel Enkas, fajtorë po i bën institucionet vendore

E kryetari i BSPK-së, Avni Ajdini në një përgjigje me shkrim i tha Tribunës, se ende nuk kanë marr ndonjë ankesë me shkrim, por pranoi se para tri vjetësh ka kërkuar që të formohet një shoqatë për mbrojtjen e të drejtave të këtyre punëtorët, por kishte dështuar përshkak se vetë punëtorët e Bektel Enka-s nuk kanë pasur guxim për formimin e saj.

“Ne si BSPK ende nuk kemi marrë ndonjë ankesë me shkrim nga ndonjë punëtorë i Bektel Enkas. Mirëpo, jam i vetëdijshëm për keqtrajtimin që kjo kompani iu bën punëtorëve të saj. Para tri vitesh unë kam qenë iniciues i formimit të Shoqatës që do t’i mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve në këtë kompani. Por, punëtorët nuk kanë pasur guximin që kjo shoqatë të formohet”

Po ashtu Bektel Enka ka zhvilluar projekte në shumë vende të Ballkanit, por disa nga ato shtete kishin vendosur kushte në kontratat e tyre.

Ndër kushtet e tyre, janë edhe ato që Serbia i kishte vendosur kësaj kompanie, që punëtorët që do të punësohen të kenë sigurime shëndetësore, pagë të lartë, dhe kushte të tjera.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz