back to top
Friday, December 26, 2025
BallinaRegjionaleDrenasNdahen edhe 800 mijë euro për projektin e shkollës në Skenderaj që...

Ndahen edhe 800 mijë euro për projektin e shkollës në Skenderaj që nisi para katër vjetëve

Të ngjajshme

Në prag të vitit 2026: Disa vendbanime në Drenas pa rrymë për më shumë se 24 orë

Pas ankesave të shumta nga qytetarët, Kryetari i Komunës...

50-shi i LDK-së: Mobilizim e përkrahje gjithandej Republikës

Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Fadil Aliu...

Shifrat alarmante: Mbi 90 mjekë dhe 192 infermierë lëshuan Kosovën vetëm në 2025

Edhe në vitin 2025 ka vazhduar ikja e profesionistëve...

Rusia sulmon veriun e Ukrainës, një i vdekur dhe 10 të plagosur

Një grua 80-vjeçare ka humbur jetën sot në Çernihiv,...

Familja e Thaçit ngushëllon Familjen Mustafa për vdekjen e babait të Salih Mustafës

Familja e ish-presidentit Hashim Thaçi, i cili së bashku...
- Advertisement -

Ministria e Financave e Republikës së Kosovës ka ndarë 800 mijë euro për përfundimin e projektit të objektit të gjimnazit “Hamzë Jashari”, ndërtimi i të cilit ka nisur qe katër vjet.

- Advertisement -

Ndërsa MASHT-i ka ndarë 450 mijë euro për ndërtimin e shkollës fillore në Polac, shkruan sot Gazeta ‘Zëri’.

Objekti i ri i shkollës së mesme, gjimnazi “Hamzë Jashari”, që ka nisur të ndërtohet para më shumë se katër vjetësh, nuk do të përfundojë as në vitin 2018, ndonëse zotimet ishin që nxënësit të mësojnë në objektin e ri që nga viti shkollor 2017/2018.

Se ndërtimi i objektit modern të shkollës dhe sipas standardeve më të larta nuk do të përfundojë as në vitin 2018 tregon njoftimi i Qeverisë së Kosovës, respektivisht i Ministrisë së Financave, sipas të cilit për ta përfunduar objektin janë ndarë 800 mijë euro të tjera, 400 mijë euro në vitin 2018 dhe 400 mijë euro të tjera në vitin 2019.

“Në programin ‘Investimet kapitale në arsimin parauniversitar’ me kod 98100 shtohet projekti i ri ‘Ndërtimi i shkollës së mesme ‘Hamzë Jashari’, Skenderaj në shumën prej 400 mijë eurosh në vitin 2018. Në vitin 2019 shtohet shuma prej 400 mijë eurosh”, thuhet në Nenin 3.2 të Ligjit për Buxhetin./Zeri/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz