back to top
Sunday, September 14, 2025
BallinaRegjionaleDrenasReagim i Komunës së Drenasit, ndaj kumtesës së “Nismës”, dega në Drenas

Reagim i Komunës së Drenasit, ndaj kumtesës së “Nismës”, dega në Drenas

Të ngjajshme

Florent Muslija i pandalshëm, realizon gol në Bundesliga 2

Florent Muslija po shkëlqen në Bundesliga 2 me Dusseldorfin. Mesfushori...

Australia investon 6.8 miliardë euro në nëndetëse bërthamore

Qeveria australiane njoftoi se do të investojë një shumë...

Nisma për Kosovën në Drenas ka mbajtur mbledhjen e kryesisë së degës dhe si pikë e veçantë e rendit të ditës ishte; Zhvillimet politike në Komunën e Drenasit ku u diskutuan disa çështje. Më poshtë gjeni komunikatën e plotë të kësaj partie.

Komunikatë për medie e NISMA-s, dega Drenas

Të nderuar qytetar të Drenasit, të nderuar simpatizant dhe përkrahës, të nderuar përfaqësues të mediave, dje me datë 21.12.2017 NISMA për Kosovën – Dega në Drenas, ka mbajtur mbledhjen e kryesisë së degës dhe si pikë e veçantë e rendit të ditës ishte; Zhvillimet politike në Komunën e Drenasit ku u diskutuan disa çështje si në vijim:

– Vizitat e shumta jashtë vendit të Kryetarit të Komunës së Drenasit z. Ramiz Lladrovci, të cilat sa vijnë e shpeshtohen dhe pa pasur ndonjë agjendë publike ne lidhje me qëllimin e këtyre vizitave jashtë vendit. Edhe pse deri me tani janë realizuar disa vizita të Kryetarit Lladrovci jashtë vendit por ende qytetaret e Drenasit nuk kanë parë ndonjë rezultat konkret p.sh: tërheqja e ndonjë investitori apo projekti i cili është interes të qytetareve të Drenasit. Qytetaret e Drenasit por edhe opinioni i gjerë publik me të drejt ngritin hipoteza dhe shqetësime se mos z. Lladrovci është duke e shfrytëzuar mundësin për udhëtime jashtë vendit si vizitë turistike fal miqve dhe të afërmeve të tij të cilët janë konsuj dhe zyrtar tjerë në ambasadat e Republikës së Kosovës në shtetet perëndimore dhe aq më shumë ngritën dyshimet kur mungon transparenca dhe llogaridhënia e shpenzimit të parasë publike për të sqaruar para qytetareve se me paratë e kujt po realizohen këto vizita jashtë shteti.

– NISMA për Kosovën-Dega në Drenas e ka përcjellë me kujdes të shtuar gjendjen e krijuar në Klubin e Futbollit “FERRONIKELI” ku e cilëson kryekëput përzierje të politikes në sport gjë që është e ndaluar si me ligje vendore ashtu dhe ndërkombëtare. Thirrjet publike të Kryetarit Lladrovci për dorëheqje nga detyra të kryesisë dhe kryetarit të KF “Ferronikeli”janë të papranueshme dhe NISMA për Kosovën – Dega në Drenas e cilëson presion publik ndaj udhëheqësve të KF “Ferronikeli” gjë që është e ndaluar nga FIFA dhe me këtë qasje po behën dëme të pariparueshme në sportin Kosovar, prandaj kërkojmë që rasti i KF”Ferronikelit” të trajtohet urgjentisht nga Federata e Futbollit të Kosovës si dhe Departamenti i Sportit në MKRS duke marr masa në kthimin e gjendjes normale në KF “Ferronikeli”. Klubi i Futbollit “Ferronikeli” i cili është edhe krenaria e qytetit tonë duhet të ketë hapësirën e pavarur të veprimit ashtu siç specifikohet sipas ligjeve në fuqi.

Nuk ka vonuar dhe ka ardhur edhe reagimi i Komunës së Drenasit.

Ky është reagimi i komunës së Drenasit, të cilin e sjell të plotë Drenicapress:

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, çdo vizitë të tij jashtë vendi, e ka pasur të planifikuar dhe me interes për qytetarët e Drenasit. Për çdo vizitë, ka qenë i njoftuar opinioni, takimet, përmbajtja e tyre si dhe efektet për komunën.

Është për keqardhje që dega e Nismës në Drenas, përpiqet të mjegullojë dhe mundohet të zbeh angazhimin e Kryetarit Lladrovci, ani pse fushata zgjedhore ka kaluar.

Komuna e Drenasit nuk ka nevojë të jetë e jetë e izoluar, pa donatorë dhe pa përkrahje. Drenasi ka nevojë për më shumë donatorë, investitorë dhe miq, jo vetëm në vend por edhe në Evropë e më gjerë. 

Sa i takon KF “Ferronikeli”, gjendja në klub është shumë e mirë, ishte, është dhe do të jetë krenaria e komunës së Drenasit. Kushdo që i ka sjell apo përpiqet t’i sjell dëme sportit në komunën e Drenasit, nuk do të ketë sukses.

Sigurisht, së shpejti do ta thonë fjalën e vet edhe institucionet relevante që mbikëqyrin sportin në Komunën e Drenasit, jo vetëm me raporte të auditimit por edhe nga instancat tjera ligjore. 

Kushdo që ka respektuar ligjin, nuk ka nevojë të ketë kurrfarë brenge, aq më parë, të përhap dezinformata rreth sportit dhe gjendjes në KF “Ferronikeli”. Shkeljet ligjore të kujtdo qoftë, nuk do të mund të fshehën prapa asnjë lloj “pavarësie”. Ligji do të veproj njëjtë për të gjithë, pa dallim. 
- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz